Spanja bashkë me Portugalinë, kandidojnë për organizimin e Botërorit 2030

by admin
Spread the love

Aleksander Ceferin u kishte kërkuar 55 federatave të UEFA-s, që të sillnin një kandidaturë të vetme për të organizuar Kupën e Botës të vitit 2030 dhe dëshira e tij u plotësua.

Britania e Madhe ka vendosur që të tërhiqet nga gara, duke i hapur rrugën Spanjës dhe Portugalisë, që verën e kaluar kishin vendosur që të bashkonin forcat për të mirëpritur turneun e madh që me shumë mundësi do të zhvillohet në kontinentin europian.

Britania e Madhe dhe Irlanda tashmë do të fokusohen tek organizimi i Euro 2028, ndërsa Botërori i vitit 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Rivalet e dyshes europiane për turneun e vitit 2030 janë Maroku dhe mbi të gjitha katërshja amerikano-latine që përbëhet nga Argjentina, Uruguai, Paraguai dhe Kili. / Oversport.tv

You may also like