Spanca e Shehu zotohen për avancim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve

by admin
Spread the love

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (KLSH), Arben Shehu, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e KLSH-së, Marjola Llanaj, Sekretarja e Përgjithshme e KLSH-së, Valbona Gaxha, Drejtori i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit, Gjovalin Preçi, Drejtori i Departamentit të Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit, Vullnet Karafilaj dhe Audituesi i Lartë, Rezario Kuçaj të mërkurën kanë zhvilluar një vizitë pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast janë pritur në takim nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu.

Auditorja e Përgjithshme, ka falënderuar kryetarin Shehu për vizitën si dhe ka shprehur përkushtimin e saj për avancimin e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve.

“Lidhja natyrale mes vendeve tona dhe interesi i përbashkët profesional dhe kombëtar na çon drejtë avancimit të qëndrueshëm të bashkëpunimit në mes institucioneve tona, me qëllim që rezultatet e auditimit të përmirësojnë qeverisjen dhe shërbimet ndaj qytetarëve në të dyja vendet”, ka deklaruar Spanca.

Edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Arben Shehu, ka falënderuar homologen e tij për mikpritjen, si dhe ka rikonfirmuar përkushtimin personal dhe institucional për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy institucioneve.

Shehu ka thënë se bashkëpunimi cilësor dhe frytdhënës midis Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, ka një bazë të fortë të zhvilluar ndër vite, që i ka shërbyer ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe modernizimit të dyja institucioneve.
Me këtë rast z. Shehu e ka uruar homologen Spanca edhe për 14-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite delegacioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit i kryesuar nga kryetari Arben Shehu, është njoftuar në detaje nga përfaqësuesit e ZKA-së për: Zbatimin e metodologjisë së auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë; procesin e auditimit të buxhetit të Kosovës; si dhe për funksionimin e sistemit elektronik për menaxhimin e auditimit-SITA.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Kosovë kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, së bashku me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, të enjten do të marrin pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Lexo lajme interesante

You may also like