Spanca akuzon ish-auditorin: Zyrën e kam gjetur me 140 mijë € minus

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e
Financave Publike ka raportuar Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, raporton
Ekonomia Online.

Spanca gjatë raportimit në
Komision ka treguar se te auditimi financiar është përfshirë edhe auditimi
financiar i pasqyrave financiare të RTK-së.

“Meqë ky është takimi im i
parë si auditore ku shpalosi planet e mija dhe thelbi i misionit tim është që t’i
sigurojë Kuvendit kryerjen e auditmeve në përputhje me standardet dhe cilësore.
Te auditimi financiare është përfshirë edhe auditimi i pasqyrave financiare të
RTK-së”.

“Auditimi i Avokatit të Popullit
dhe Gjykatës Kushtetuese do të kryhet nga Zyra Kombëtare e Auditimit. RTK-ja është
organizatë buxhetore dhe figuron se kjo hynë në kuadër të auditimeve të përgjithshme”.

Ajo po e akuzon ish-auditorin për
praktikën jo të mirë në angazhimin e këshilltarëve, derisa ka treguar se janë
minus 140 mijë euro.

“Sipas analizave ish auditor
i përgjithshëm ka pasur praktikë të angazhojë këshilltar. Sa i përket auditimit
të performancës së PISA e kemi filluar edhe këtë sepse kemi rezultate të dobëta
e kemi filluar në bashkëpunim me zyrën kombëtare të Auditimit të Suedisë”.

“Të deri i parë që e kemi shpallur
ka qenë 50 mijë mirëpo ka dështuar në mungesë të ofertave, pastaj e kemi arritur
vlerën në 55 mijë euro, por kemi shtuar edhe numrin e auditimeve. Zyrën e kam
gjetur me 140 mijë euro minus, dhe nuk kam me i paguar as stafin aktual e leje
më të marr staf shtesë”, tha Spanca.

Ndërsa, Kryetarja e Komisionit,
Hykmete Bajrami ka kërkuar autim të vecnatë sa i përket funizimit me libra nga
MAShI, raporton EO.

“E pash që keni me bë një
auditimit të performancës te ministria e Arsimit, po kur vije puna të PISA
performanca nuk është e mirë, por unë e kam një pyetje, meqenëse prej themelimit
e auditoni MAShT e keni vërejt  se sa vështirë
është çështja e furnizimit me libra, është në interes të bëhet auditim i veçantë
i këtij projekti, që kur ta auditoni të auditohet edhe ky projekt i veçantë”.

You may also like