Spalletti: Sfida ndaj Atalantës tregon vazhdimësinë e objektivave tona

by admin
Spread the love

Napoli korri një sukses të madh në Champions League duke u pozicionuar në vendin e parë në grupe. Nesër në mbrëmje këta të fundit kërkojnë të shkëputen në krye të renditjes së Serie A ku përballen me rivalin kryesor, Atalantën. Bergamaskët janë të dytët në renditje po ashtu me mbrojtjen e dytë me të mirë. Trajneri i napolitanëve Luciano Spalletti ka folur në prag të ndeshjes për mediat.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, do të na duhet vetëdija për të qenë të fortë. Do të kemi nevojë gjithashtu për cilësi dhe për forcë fizike. Kisha frikë nga ndeshja në Anfield, tashmë që isha atje për ne është një nga skuadrat që e shikojmë gjatë gjithë kohës. Ata japin një ide se ku po shkon futbolli dhe për këtë arsye lojtarët ishin mirë edhe pse në minutat e fundit pranuam gola.”

“Në Bergamo kemi një test që do të na konfirmojë nëse do të hedhim hapa të rëndësishëm. Gjithsesi unë jam i qetë sepse skuadra u stërvit shumë mirë dje. Unë kam një ekip të shëndetshëm, lojtarë që dinë të menaxhojnë veten dhe dinë të vendosin cilësi profesionale. Ne nuk duam të kemi më ndeshje të lehta, duam ndeshje të vështira që të kemi forcë t’i përballojmë.” – shtoi më tej tekniku italian Spalletti. /oversport.tv

You may also like