Spalletti: Ronaldo? Dua të di kush trajner do të refuzonte ta trajnonte

by admin
Spread the love

Napoli do të ketë përballë Fiorentinën në javën e tretë të Serie A ku do të kërkojë të vazhdojë startin e mirë të këtij sezoni. Në prag të këtij takimi foli trajneri Luciano Spalletti i cili komentoi edhe zërat e merkatos që lidhin Cristiano Ronaldon me Napolin.

“Nëse Ronaldo do të vishte edhe fanellën e Napolit do të ishte diçka e bukur. Nëse do të doja ta stërvisja? Dua të di se kush trajner do ta refuzonte këtë mundësi, që të vjen një herë në jetë. Por nëse nuk flasim për spekulimet, siç ka thënë dhe agjenti i Osimhen, nuk ka asnjë tratativë.”

OSIMHEN- “Ai është gjithmonë i njëjti. Për një lojtar të atij niveli merkato gjithmonë duket e hapur, çdo ditë mund të vijë një arab dhe vendos ta blejë. Rreziku që ai të shpërqëndrohet është gjithmonë i madh për një lojtar të madh si ai.”

MERKATO- “Unë jamë gjithmonë i kënaqur . Kam qenë i kënaqur edhe në fillim kur duhet të bënim ndërhyrje të detyruara. Kemi fituar dy ndeshjet e para me ata lojtarë që kemi në dispozicion, por sigurisht do të mbajmë një sy edhe nga merkato.”

PËRBALLJA ME FIORENTINËN- “Është një ndeshje me shumë vështirësi. Fiorentina është një nga ato ekipe që kemi folur shumë. Italiano di se si ta bëjë punën e tij në mënyrë perfekte, vitin e kaluar na kanë vendosur në vështirësi në çdo përballje, madje edhe kanë fituar.” /oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like