Spalletti: Nuk firmos për barazim, do të luftojmë për të fituar ndeshjen

by admin
Spread the love

Napoli është gati të presë në “Maradona” Liverpoolin në kuadër të Champions League. Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri Luciano Spalletti i cili ka kërkuar fitore nga lojtarët e tij në këtë takim.

“Jam shumë i emocionuar që do të luajmë në Champions League, në “Luna Parkun” e lojës së futbollit. Të gjithëve i shkëlqejnë sytë, atmosfera është gjithmonë e bukur. Ky është një premio për kampionatin e madh që kemi bërë vitin e kaluar.

Ky është një kompeticion që të gjithë e aspirojnë. Është një kompeticion që një “top i vdekur” mund të marrë jetë dhe të vendosë një ndeshje. Kjo është diferenca midis asaj që ndodh në kampionat dhe asaj çfarë dinë të bëjnë lojtarën e Championsit.”

MUNGESAT- “Lozano do të jetë në dispozicion, ka zhvilluar stërvitje në grup. Osimhen dje kishte një problem. Nuk është stërvitur fare dje, sot në mënyrë të diferencuar dhe nesër do të jetë me grupi. Nëse përgjigja do të jetë pozitivo, do të bëjmë një sforco që të luajë.”

REZULTATI- “Në Olimpico ne shkuam për të fituar, në një fushë që nuk është e lehtë. Është e vërtetë që ne rikthemi në Champions pas disa kohësh dhe që kemi përballë një nga skuadrat më të forta, por do të japim maksimumin për të bërë një paraqitje të një niveli të lartë. Nuk do të shkojmë në fushë për të marrë komplimenta, por për të fituar sfidën. Nëse do të firmosja për një barazim, një sjellje e tillë do të ishte limituese për rritjen e lojtarëve që nuk kanë këtë qasje.” /oversport.tv

You may also like