Spalletti: Ndeshje ëndrrash, historia e Barcelonës të frikëson! E kam recetën

by admin
Spread the love

Napoli do të përballet nesër prej orës 18:45 me Barcelonën në Europa League, ndërkohë që para ndeshjes ka folur për mediat edhe trajneri Luciano Spalletti. Fillimisht ai ka folur për gjendjen e sulmuesit Victor Osimhen, i cili ka munguar në seancën e sotme stërvitore.

“Osimhen Nuk ka një problem muskulor, ai kishte dje gjurin e ënjtur dhe është vetëm një masë paraprake. E kemi lënë të pushojë dhe do shikojmë gjendjen e tij nesër. Dje ai e mbylli stërvitjen pa asnjë problem”, tha fillimisht, i cili më pas tregoi se çfarë duhet të bëjë skuadra e tij kundër katalanasve.

“Ne duhet të përpiqemi të jemi gjithmonë Napoli dhe të japim më të mirën tonë. Ne i dimë pikat tona të forta dhe ku duhet të mbështetemi, që do të thotë të luajmë futboll mirë, të mbajmë pritshmëritë e qytetit dhe klubit, çka do të thotë të përpiqemi të fitojmë.

I madh bëhesh vetëm duke tentuar fitoren në çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari. Nëse ambicia jonë është të shkojmë deri në fund, atëherë duhet të jemi gati për çdo kundërshtar. Sigurisht që do të jetë momente kur duhet të mbrohemi dhe të shfrytëzojmë sa më mirë mundësitë tona në sulm”.

“Këto janë ndeshje ëndrrash, duhet t’i shijoni dhe të provonin veten për të parë karakterin që ke dhe për të arritur nivelin më të lartë të futbollit. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë.

Nëse fillojmë të mendojmë për historinë e këtij klubi dhe stadiumin, ekziston rreziku që të frikësohemi. Kështu që është më mirë të përqendrohemi te vetja dhe futbolli që kemi treguar gjithmonë”.

“Xavi ishte një njohës i vërtetë i futbollit edhe si lojtar, ndaj natyrisht do të jetë edhe si trajner. Barcelona gjithashtu në janar ka parë lojtarë të paparashikueshëm, të cilët mund ta ndryshojnë vetë një ndeshje”. përfundoi Spalletti. / oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like