Spalletti: Mendojmë që tani për Interin, sfida si kjo ndaj Villarrealit na shërbejnë

by admin
Spread the love

Pasi përfundoi fazën përgatitore në Turqi, Napoli kthehet të luajë në stadiumin “Maradona”. Kundërshtari i radhës është Villarreali, në një sfidë miqësore që do të startojë në orën 20:30. Trajneri Luciano Spalletti ka folur në prag të kësaj sfide:

“Lojtarët janë stërvitur mirë. Më duken në gjendje të mirë për të luajtur ndeshje të një niveli të lartë që na shërbejnë për tu përgatitur akoma më mirë për fillimin e kampionatit. Jam i bindur që do të bëjmë një paraqitje të mirë për të gjithë tifozët tanë që na qëndrojnë gjithmonë pranë.

Kemi filluar të mendojmë që tani për sfidën e madhe që do të luajmë kundër Interit kur të rifillojë kampionati dhe këto ndeshja na shërbejnë për të qenë të fortë në mendje dhe në sjellje. Kjo e sotmja për ne do të jetë një ndeshje e vërtetë”, ka thënë trajneri i Napolit. / Oversport.tv

You may also like