Spalletti: I kënaqur që shmangëm PSG, Eintrachti skuadër e fortë

by admin
Spread the love

Napoli e mbylli në vendin e parë fazën e grupeve në Champions League dhe shanset më të larta ishin që në shorti t’i dhuronte një kundërshtar relativisht të lehtë. I vetmi rrezik ishte PSG, por për fatin e mirë të Napolit, u “peshkua” Eintrachti i Frankfurtit.

Pikërisht nga fakti që Napoli shmangu PSG nisi edhe fjala e trajnerit Spalletti pas shortit. “Në këtë nivel të gjithë kundërshtarët janë të fortë dhe të vështirë. Megjithatë fakti që evituam PSG është një kënaqësi.

Ndërkohë që Eintrachti është fituesja e Europa League, trofeu i dytë më i rëndësishëm nga rëndësia në kontinent. Është një skuadër shumë e fortë. Sigurisht që nuk do të jetë një sfidë e lehtë”. /oversport.tv

You may also like