Spalletti flet pa dorashka, zbulon historitë me Tottin dhe Icardin

by admin
Spread the love

Luciano Spalletti ka konfirmuar edhe njëherë se Napoli i tij do t’i dedikohet spektaklit në sezonin e ardhshëm, pavarësisht largimit të shumë yjeve nga ekipi. Tekniku toskal dha një intervistë për DAZN ku preku edhe tema të nxehta si problemet me Francesco Tottin, apo largimin e Mauro Icardit nga Interi.

“Do të rinisim me skemën 4-3-3 që e kemi përdorur shpesh gjatë sezonit të kaluar. Le të shpresojmë që do të na japë mundësinë që të bëjmë një lojë  që do të vlerësohet nga publiku në Napoli, sepse tifozët këtu janë ekspertë futbolli. Ata kanë parë të luaj më i mirë i të gjithëve, Maradona, prandaj nuk mund t’i fshehësh asnjë gjë, sepse gjithmonë do të kapesh”.

Trajneri i Napolit foli më pas për situatën me Francesco Tottin dhe ish-sulmuesin e Interit, Mauro Icardi. “Kush ka qenë i pranishëm e di shumë mirë sa shumë i kam dashur. Për ata kam bërë gjëra që për lojtarë të tjerë nuk i kam bërë. Më bezdis fakti kur thonë se unë i kam bërë të ndalen, nuk është fare e vërtetë.

Totti u tërhoq kur të gjithë e dinin që unë do të largohesha në fund të vitit, mund edhe të kishte vazhduar. Icardi u largua kur erdhi Conte, jo me mua. Ata mund ta kishin përdorur, ishte një lojtar i Interit.”
“Insigne?  Bëra gjithçka për ta bindur, por ai së bashku me familjen e kishte marrë tashmë vendimin”.

You may also like