Spalletti: Duhet të pranojmë me qetësi verdiktin e fushës, barazim i drejtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka komentuar barazimin 1-1 përballë Interit: “E kishim përgatitur ndeshjen mirë dhe e nisëm mirë, por duhet të shfrytëzonim më mirë mundësitë që kishim në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë pësuam gol, më pas ata shfrytëzuan forcën e tyre dhe gjithçka u bë edhe më e vështirë. Duhet të pranojmë me qetësi verdiktin e fushës. Bëmë një ndeshje të mirë, kishim disa raste të mira, por nuk arritëm ti shfrytëzonim.

Në pjesën e dytë nuk arritëm të dominonim zotërimin e topit. Jam i kënaqur me pikën e marrë, por mund të kishim fituar këtë ndeshje. Po përmirësohemi dhe po mësojmë, jam i kënaqur me pikën e marrë.

Osimhen? Ka aftësi të rralla, ndonjëherë luan i vetëm kundër 11 të tjerëve, po mëson shumë. i jep topin dhe nuk e humbet kurrë. Barcelona? Janë ndeshje shumë të bukura që ia vlen ti luash”, ka thënë trajneri i Napolit. / Oversport.tv

You may also like