SPAK-u shprehet i shokuar nga mbështetja që BSPK-ja ia dha Kurtit për dy ligjet

by admin
Spread the love

Ali Gashi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK), ka thënë se kjo sindikatë distancohet nga qëndrimi i kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, i cili gjatë takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti, ku mbështeti miratimin e ligjit për zyrëtarë publikë dje atë për paga.

Gashi tha se SPAK e konsideron qëndrimin e Hykollit puro personal dhe asessi qëndrim të BSPK-së.
“Pas raportimit nga mediat për takimin e Kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e BSPK-së Atdhe Hykolli dhe mbështetjes së dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve, atij për zyrtarë publikë dhe  ligjit të pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i zotit Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tij dhe assesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutojë për këtë temë”, ka njoftuar Gashi.

Sipas Gashit, këto dy ligje, e me theks të veçantë atë të zyrtarëve publikë, nuk e kundërshtuan vetëm sindikatat, por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare që e mbështesin Republikën e Kosovës në fushën e legjislacionit, si dhe nga vetë misioni i BE-së.

“SPAK -u dhe shërbyesit civilë të Kosovës, presin sqarim zyrtar nga ana juaj z. Hykolli”, ka shtuar ai.

You may also like