SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

by admin
Spread the love

Marrjen i pandehur nga GJKKO të kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se si përfaqësues i partisë, nuk i vjen mirë, duke theksuar në këtë betejë ai është i vetëm, pasi partia nuk do i bëhet mburojë, as atij, as askujt.

“Deri në ditën që do të kthyet gjykimi, ka prezumimin e pavarësisë, përtej kësaj PS, jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha, e kemi shprehur hapur, që çdo qëndrim ndaj ligjit të dekriminalizimit është përgjegjësi personale, do duhet të përballet vetë me këtë çështje, PS s’do i bëhet urë, por deri kur të dalë vendimi i gjykatës ka prezumimin e pavarësisë. Nuk i vjen mirë një force politike, por ne jemi në një periudhë, kur kanë ndodhur edhe transformime të mëdha, sot është e pamundur që të fshehësh, dekriminalizmi ka për qëllim që të shmangë përfshirjen në politike të elementëve që kanë një të shkuar kriminale, ai penalizon edhe njerëz që nuk i dënon, apo s’mund t’i mohohet e drejta e të qenit”, tha Pëllumbi për Report Tv.

You may also like