SPAK kërkon ta arrestojë, kjo është lëvizja që pritet të bëjë sot Alqi Bllako

by admin
Spread the love

Deputeti socialist Alqi Bllako pritet që gjatë ditës së sotme të t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit si deputet i Republikës së Shqipërisë dhe të përballet me akuzën pa asnjë privilegj.

Dorëzimi i mandatit nga Alqi Bllako vjen pas një urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK, që e akuzohet për aferën e Inceneratorëve. Bllako shkruante dje përmes një psotimi në rrjetet sociale se një proces i drejtë do të provojë pafajësinë e tij, ndërkohë SPAK argumenton se deputeti ka përfituar para në vlera të mëdha, për tjetërsimin e pronës për të ndërtuar Incenerator.

Pas inceneratorit të Elbasanit, hetimet e prokurorisë së posaçme kanë çuar në goditjen e zyrtarëve të përfshirë dhe në inceneratorin e Fierit. Përveç anëtarëve të komisioneve të prokurimit, ish administratorit në Fier, drejtorit të Albpetrolit dhe një zyrtari lokal, emri më i spikatur është ai i deputetit socialist Alqi Bllako. Për këtë të fundit, SPAK-u pret vendimin e parlamentit, për të marrë autorizimin për ta arrestuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në funksionin e tij si Sekretar i Përgjithshëm, i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë. Për pasojë nën sekuestro ka përfunduar një apartament, me sipërfaqe 99.48 m2, në Tiranë, në pronësi të babait të deputetit Bllako, i punësuar nga kompanitë e inceneratorëve.

Po ashtu Bllako, akuzohet se në bashkëpunim me Kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, dhe me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, me pasojë një dëm ekonomik prej afro 160 mijë dollarësh.

You may also like