SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Alqi Bllakos, cili është emrin i lakuar që mund t’i marrë mandatin

by admin
Spread the love

SPAK i ka kërkuar sot Kuvendit autorizimin për arrestimin e Alqi Bllakos si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Kjo kërkesë e SPAK pritet të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve.

Zyrtarisht nuk dihet qëndrimi që do të mbajë PS-ja për dhënien ose jo të autorizimit për lejimin e arrestimit, por nëse kjo ndodh, edhe përbërja në Parlament e maxhorancës do të pësojë ndryshime në emra, por jo në numra.

Alqi Bllako u zgjodh deputet në 25 Prill nga lista e qarkut të Tiranës. Ai ishte renditur i 17-ti në listë, ndërkohë që PS-ja fitoi 18 deputetë në këtë qark.

Nëse jepet autorizimi për arrestimin, Bllako do ta humbasë mandatin dhe vendin e tij do ta zërë ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko. Në pikën 2 të nenit 164 të Kodit Zgjedhor thuhet se “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar”. Majko ishte i 19-ti në listë pa mundur ta marrë mandatin.

You may also like