SPAK bastis shtëpinë e Klodian Zotos, sekuestrohen dokumente, të përfshira disa ministri

by admin
Spread the love

Prokuroria Speciale thotë se ka bastisur shtëpinë e biznesmenit Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, dhe ka sekuestruar disa prova dhe dokumente të vlefshme, për implikimin e tij në aferën e inceneratorëve.

Këtë të hënë, 12 dhjetor, SPAK njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për inceneratorin e Elbasanit dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të ish-ministrit Lefter Koka, ish-deputetit Alqi Bllako, zyrtarë të shtetit dhe pronarë të kompanive të impianteve të përpunimit të mbetjeve (inceneratorët).

Të pandehurit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë akuzuar nga SPAK se kanë kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Teksa njofton ndarjen e çështjes së inceneratorit të Elbasanit nga çështjet e tjera, për shkak të pretendimeve të tjera të bëra nga kallëzuesit, SPAK zbulon se ka kontrolluar shtëpinë e Klodian Zotos dhe aty ka sekuestruar dokumente dhe prova, të cilat përfshijnë disa ministri.

“Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se funksionarët e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, në kundërshtim me ligjin kanë kthyer përgjigje pozitive ndaj Ministrisë së Mjedisit lidhur me zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”, duke përfshirë edhe provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto”.

Po ashtu, vërehet në deklaratën e SPAK se ka fakte që lidhen me dyshimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në zhvillimin e proçedurës së prokurimit me objekt “Mbyllja e vënddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, me fond limit 1,684,288,721 lekë.

“Rrethanat dhe faktet që lidhen me dyshimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në zhvillimin e proçedurës së prokurimit me objekt “Mbyllja e vënddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, me fond limit 1,684,288,721 lekë, si dhe në fazën e ekzekutimit të kësaj kontrate dhe transanksionet e mëvonshme që janë kryer lidhur me fondet e përfituara nëpërmjet kësaj kontrate prokurimi”

Referuar njoftimit të SPAK, bëhet me dije se faktet dhe rrethanat për të cilët është vendosur ndarja e çështjes penale, hetimet paraprake janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar. Në përfundim të hetimeve paraprake do të informohet publiku për mënyrën e përfundimit të tyre.

Pjesë nga njoftimi i SPAK, për ndarjen e çështjeve – Kërkesë për gjykim, datë 12.12.2022

Ndërkohë, për pretendimet të tjera të paraqitura nga kallëzuesit nëkëtë proçedim penal dhe për fakte dhe episode të tjera që kanërezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë proçedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë tëjenë ende në fazën e hetimeve paraprake. Konkretisht, ështëvendosur ndarja e çështjes penale për këto rrethana:

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në proçedurën e kalimit per miratim në Këshillin e Ministrave të projekt vendimit tëpropozuar nga Ministria e Mjedisit mbi bazën e të cilit ështëmiratuar më pas V.K.M nr.907, datë 17.12.2014 që ka miratuar sigurimin e financimit të nevojshem të kontratës sëkonçensionit;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se funksionarët e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Ministrisë së ZhvillimitEkonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, nëkundërshtim me ligjin kanë kthyer përgjigje pozitive ndaj Ministrisë së Mjedisit lidhur me zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”, duke përfshirë edhe provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se ka pasur mungesë kontrolli në zbatimin e kontratës konçensionare, si dhe rrethanat që lidhen me pretendimet se është dhënë nëkundërshtim me ligjin miratimi për prodhimin e energjisë për shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k me vendimin nr.792, datë09.11.2016 për një afat prej 25 vjet;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me personat e tjerë nën hetim, persona fizikë dhe personat juridikë, apo bashkëpunëtorë tëtjerë të mundshëm, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurit e mësipërm në kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisëkriminale”, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se nga shoqëritëtregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, në bashkëpunim me subjekte të tjera tregtare, është kryer fshehje e të ardhurave dhe shmangie nga taksat dhe tatimet, duke mos kryer deklarime të sakta para organeve tatimore;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen që lidhen me punonjës të tjerë nëMinistrinë e Mjedisit, për të cilët dyshohet se mundet të kenëbashkëpunuar në kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me dyshimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në zhvillimin e proçedurës së prokurimit me objekt “Mbyllja e vënddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, me fond limit 1,684,288,721 lekë, si dhe në fazën e ekzekutimit të kësaj kontrate dhe transanksionet e mëvonshme që janë kryer lidhur me fondet e përfituara nëpërmjet kësaj kontrate prokurimi.

You may also like