Spaho me deklaratë të papritur për Ballën, ndërhyn Lindita Nikolla dhe merr vendimin e menjëhershëm

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Edmond Spaho, ironizoi sot fjalën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Kuvend.

Spaho tha se Balla sot foli në emër të Bashës. Sipas tij shqiptarët e shohin se si janë të lidhur njëri me tjetrin.

“Zoti Balla bëni mirë që flisni në emër të Lulit kur nuk është në sallë. Ai ka nevojë që ta mbështesni, se pa ju s’ja del dot. Pavarësisht ndonjë finde që bën në fund, fjalimin e kishit në emër të tij. Vazhdoni se kështu do e shohin shqiptarët se si jeni të lidhur njëri me tjetrin.”, tha Spaho.

Pas kësaj ndërhyri menjëherë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i ndërpreu menjëherë fjalën.

You may also like