Spahiu zbulon vendin perfekt për të emigruar: Qeveria ofron 15 mijë euro për ata që zhvendosen në ishull

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Kreshnik Spahiu në një reagim në rrjetet sociale u sugjeron atyre që duan të emigrojnë, të shkojnë në Sardenja.

Postimi i plotë:

“E FUNDIT: Për ju që keni interes të emigroni:

Sardenja u paguan njerëzve që zhvendosen në ishull deri në 15,000 euro. Qeveria dëshiron të trajtojë eksodin rural dhe të nxisë ekonominë, kryesisht agro-turizmin.

Ishulli italian i Mesdheut ka 2000 kilometra vijë bregdetare, disa nga plazhet më të bukura dhe më të paprekura në Evropë dhe mesatarisht 300 ditë me diell në vit. Tingëllon si vendi i përsosur për të emigruar. Komuna mbështet financiarisht 15.000 euro ata që duan të jetojnë atje!”, ka shkruar ai.

You may also like