Southgate: Zhvilluam një ndeshje të mirë, por nuk mund të pësojmë dy gola

by admin
Spread the love

Pas fitores tenistike përballë Iranit trajneri i Anglisë shfaqet i lumtur për tre pikët, por jo për dy golat e pësuar. Gareth Southgate u ndal për mediat ku nuk i kurseu kritikat për skuadrën e tij për brishtësinë që shfaqi në mbrojtje.

“Lëvizjet tona ishin të mira, pavarësish se në pjesën e parë pati shumë ndërprerrje të lojës. Nuk duhet të pësonim ato dy gola, megjithatë duhet të jemi gati tashmë për sfidën ndaj SHBA. Duhet të bëjmë më shumë se kaq.

Kemi luajtur 24 minuta shtesë. Kemi lojtarë të mirë dhe sot kanë dhënë më të mirën e tyre, por nëse luajmë me rritëm të ulët gjërat nuk shkojnë mirë. Sulmuesit tanë kanë qenë kërcënues gjatë gjithë ndeshjes. Mesfusha ka qenë e shkëlqyer. Ishte një sinjal i mirë, më pëlqeu shumë goli i Grealish, sepse Wilson u tregua altruist dhe mendon për skuadrën”, u shpreh Southgate. /oversport.tv

Foto: England, Twitter

You may also like