Southgate: Kundër Francës nuk do mbrohemi, Anglia ka mundësi të prekë finalen

by admin
Spread the love

Në fushë do të zbresin nesër Anglia dhe Franca, në një sfidë të vlefshme që do të vendosë gjysmëfinalistët e Katar 2022. Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, doli në konferencë për shtyp në prag të supersfidës përballë djemve të Deschamps.

“Ne besojmë se mund t’i shkaktojmë probleme Francës me lojën tonë, dhe kemi ndërmend ta bëjmë këtë. Nuk ka kuptim të futemi në fushë në një ndeshje si kjo dhe të mendojmë të mbrohemi. Nëse do të kishim luajtur kundër tyre katër vite më parë, mund të them se do të kishte qenë një ndeshje e mirë. Kemi zhvilluar shumë ndeshje të kalibrit të lartë në kompeticione të mëdha, dhe e dimë se kemi cilësi për të fituar.” – tha tekniku 52-vjeçar.

Ky i fundit foli dhe për problemet që pati Raheem Sterling në jetën e tij private. “Ai ndjeu nevojën për të mbështetur familjen e tij dhe për të qenë pranë tyre. Ky është një vendim i thjeshtë për mua dhe padyshim që duhet ta mbështes. Ka raste për çdo individ kur familja bëhet më e rëndësishmja. Sigurisht që unë dua të kem lojtarët më të mirë në dispozicion që të fitoj ndeshjet. Megjithatë unë si menaxher duhet të pranoj se ka momente më të rëndësishme në jetë sesa puna.” – përfundoi Gareth Southgate. /oversport.tv

You may also like