Southgate, i fiksuar me Maguire, ja formacioni titullar i Anglisë kundër Iranit

by admin
Spread the love

Gareth Southgate nuk “zhgënjen”. Trajneri i Anglisë ka përzgjedhur Harry Maguire në formacionin titullar ndaj Iranit.

Edhe pse është shndërruar në lojtar stoli te Manchester United, Maguire mbetet i besuari i teknikut të “Tre Luanëve”, që edhe në konferencën për shtyp para sfidës deklaroi se “Harry është një lojtar teknikisht lart me topin.”

Lojtarët e tjerë të mbrojtjes në formacionin titullar janë Kieran Trippier, John Stones dhe Luke Shaw. Declan Rice, Jude Bellingham e Maison Mount janë treshja e mesfushës, ndërsa në sulm rreshtohen Saka, Sterling dhe Harry Kane.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like