Southgate grumbullon për herë të parë talentin e Arsenalit për ndeshjen me Shqipërinë

by admin
Spread the love

Gareth Southgate fton talentin e Arsenalit për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit kundër Shqipërisë me 12 nëntor dhe ndaj San Marinos më 15 nëntor. Emile Smith Rowe, i cili ka shënuar në tri takimet e fundit të Premier League-s ndaj Watfordit, Leicesterit and Aston Villas (të fituara nga “Topçinjtë”), do të grumbullohet për herë të parë me “Tre Luanët”.

Mesfushori 21-vjeçar po shkëlqen në këtë sezon me londinezët, teksa ka shënuar 6 gola në të gjitha kompeticionet.

Dy lojtarët e Manchester United, Marcus Rashford and Luke Shaw, si dhe Mason Mount dhe James Ward-Prowse nuk do të jenë në dispozicion të Sauthgate. Ward-Prowse dhe Rashford sapo janë kthyer nga dëmtimet dhe janë të fokusuar në riaftësimin e tyre të plotë, ndërsa Mason Maunt i është nënshtruar një operacioni në dhëmballë. Luke Shaw, po ndjek protokollin, pas dëmtimin në kokë në derbin e Manchesterit.

Anglia do ta presë Shqipërinë të premten në Wembley, ndërsa të hënën “Tre Luanët” udhëtojnë drejt San Marinos, për ndeshjen e fundit në grup. Skuadrës së Southgate i mjaftojnë katër pikë për të siguruar vendin e parë, pavarësisht se farë ndodh me ndeshjet e Polonisë.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like