Southampton triumfon kundër Norwichit/ Me këto nota u vlerësuan paraqitjet e Armando Brojas dhe Milot Rashicës

by admin
Spread the love

Armando Broja është fitues i përballjes shqiptare në Premier Ligën angleze.

Southamptoni i Brojës të premten mbrëma fitoi me rezultat 2:0 ndaj Norwich Cityt.

Ndeshja ishte në kuadër të xhiros së 27-të në kampionatin anglez.

Broja luajti deri në minutën e 80-të për Southamptonin, duke zhvilluar një ndeshje solide në repartin e sulmit, ku edhe u vlerësua me notën 7.1.

Startues te Norwichi ishte edhe Milot Rashica, i cili ishte në fushë për 72 minuta, duke mos treguar diçka serioze në repartine sulmit, ku edhe u vlerësua me notën e ulët 6.4.

Che Adams shënoi golin e parë në minutën e 36-të. Për 2:0 shënoi Oriol Romeu në minutën e 88-të.

Southamptoni tani i ka 35 pikë nga 26 ndeshje. Mban pozitën e nëntë në tabelë. Ndërkohë Norwichi i Rashicës po rrëshqet drejt kategorisë së dytë. Është i fundit (20) në tabelë me 17 pikë nga 26 ndeshje.

Lexo lajme interesante

You may also like