Southampton në superformë, Broja fiton derbin me Rashicën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Southampton vazhdon të bëjë paraqitje shumë të mira në kampionatin anglez, ku merr suksesin e radhës, pasi ka mposhtur 2-0 Norwich në “St. Mary’s”.

Një gol i Adams në pjesën e parë ka zhbllokuar këtë sfidë, ndërsa goli i Romeu ka vulosur fatin e ndeshjes, që ka hapur javën e 27-të të Premier League.

Armando Broja ka luajtur për 80 minuta për “shenjtorët”, ndërsa Milot Rashica është aktivizuar për 72 minuta për miqtë.

Southampton ka dominuar gjatë gjithë takimit dhe falë këtij suksesi ngjitet në vendin e nëntë në renditje. Norwich pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe tashmë mbijetesa bëhet gjithmonë e më e vështirë. / Oversport.tv

Foto: Southampton FC Twitter

Angli – Premier League / Java e 27-të

Southampton- Norwich 2-0

Adams 36’, Romeu 88’

You may also like