“South Outdoor Festival” mes syve të VIP-ave shqiptarë – Revista Who

by admin
Spread the love

Amerika ka Coachella, ndërsa ne kemi “South Outdoor Festival”. Me siguri këto ditë sapo hapni Instagramin shikoni çfarë po ndodh në festivalin më të madh në vend. Me lokacion në Borsh, mes natyrës dhe ajrit të pastër, organizuar nga një staf fantastik, për të disatin vit radhasi.

Jonida Maliqi, Rovena Dilo, Iva Kalemi, janë vetëm disa nga personazhet publikë që i janë bashkuar festës ku do ketë pafund performanca nga artistë shqiptarë dhe të huaj deri më datë 2 maj.

Kulmi pritet të arrijë me ardhjen e Elvana Gjatës, e cila premton performancën e vitit.

Nga mëngjesi e deri në mbrëmje, në “South Outdoor Festival” nuk do ketë pushim. Lojra, ushqim i mirë, argëtim, gjithçka për të gjitha moshat.

Nëse akoma nuk jeni nisur, nuk e dimë çfarë po prisni akoma.

You may also like