Sottil debuton në Serie A, Pioli i pafat në ndeshjet e fundit kundër Udineses

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Andrea Sottil ka koleksionuar 287 ndeshje si trajner në kategoritë inferiore të futbollit italian, duke punuar në 8 klube të ndryshme, nga Siracusa në sezonin2011-2012 deri te Ascoli sezonin e kaluar.

Mirëseardhjen në elitën e futbollit italian teknikut të Udineses do tia japë Stefano Pioli, ai që fitoi titullin kampion sezonin e kaluar me Milanin. Trajneri i kuqezinjve ka drejtuar më shumë se 700 ndeshje në kategoritë e ndryshme të futbollit italian, 417 prej të cilave në Serie A (107 me Milanin).

Mes dy teknikëve nuk ka ndonjë përballje direkte dhe Sottil nuk ka luajtur asnjëherë kundër Milanit më parë. Ndërsa Pioli ka zhvilluar 21 ndeshje kundër Udineses.

Bilanci anon në favor të teknikut kuqezi që ka arritur 8 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje përballë bardhezinjve. Por kujdes, 3 ndeshjet e fundit mes Piolit dhe Udineses kanë përfunduar me të njëjtin rezultat: barazim 1-1. / Oversport.tv

You may also like