Sot zhvillohen ndeshjet e Grupit A, D dhe I – Shqip

by admin
Spread the love

Kosova nisë rrugëtimin nga Tel Avivi me Izraelin

Sot fillon rrugëtimi kualifikues i Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballen me Izraelin në Tel Aviv nga ora 18:00 dhe do të kërkojnë pikët e plota.

Përveç izraelitëve, Kosova gjendet në Grupin I, së bashku me Zvicrën e shqiptarëve, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Kosova cilësohet si favoritë për të kaluar grupin, pas Zvicrës, por që edhe Izraeli di të jetë skuadër e vështirë për t’u mposhtur.

Një fitore në Tel Aviv, do të ishte një hap i madh në kalim të grupit, pasi nikoqirët në rrethin tjetër takohen me Zvicrën.

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit:

Muriç, Rrudhani, Kryeziu, Rrahmani, Hadërgjonaj, Dresheviq, Berisha, Celina, Zhegrova, Rashica, Muriqi.
Sot në program janë shtatë ndeshje të raundit parë në grupin A, D dhe I, për kualifikime në Euro 2024, ku do takohen: Në orën 15:00, Skocia – Qipro, në orën 18:00, Armenia – Turqia Bjellorusia – Zvicra, Izraeli – Kosova dhe në orën 20:45, takohen Andora – Rumunia, Kroacia – Uellsi, Spanja-Norvegjia.

Ndeshjet e së shtunës:

Grupi A

Skocia – Qipro

Spanja – Norvegjia

Grupi D

Armenia – Turqia

Kroacia – Uellsi

Grupi I

Bjellorusia – Zvicra

Izraeli – Kosova

Andorra – Rumania

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like