Sot, tërhiqen edhe 25 për qind të policëve nga ndërtesat e komunave veriore – Shqip

by admin
Spread the love

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, më 10 korrik në Bratisllavë, u dakorduan për hapat që do merren për t’u ulur tensionet në veri.

Hapi i parë dhe i dytë kanë të bëjnë me reduktimin e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale.

Më 12 korrik nisi reduktimi i 25 përqindëshit të parë, teksa sot do të fillojë edhe largimi i 25 për qind të policëve të tjerë në dhe rreth ndërtesave komunale.

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi bëri të ditur se situata në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet e mirë dhe në bazë të kësaj nga sot, mund të nis zvogëlimi i pjesëtarëve policorë edhe për 25 për qind.

“Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore”, thuhet në njoftim.

“Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”.

You may also like