Sot takimi Inzaghi-Zhang, konfirmimi i trajnerit dhe merkato, çfarë pritet të ndodhë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të jetë një ditë e nxehtë në selinë e Interit sot pasi do Simone Inzaghi dhe Steven Zhang do të zhvillojnë një takim kokë më kokë për sa i përket të ardhmes. Ata pritet të flasin për konfirmimin e teknikut italian në krye të stolit zikaltër, si dhe për merkaton e verës ku emrat janë të shumtë.

Nuk pritet një merkato si e vitit të kaluar, pasi bilancet janë rregulluar tashmë, por megjithatë, nuk pritet as të ndodhin çmenduri. Marotta e ka konfirmuar disa herë se ekipi do të forcohet, por edhe ndonjë sakrifikim lojtarësh mund të vijë me Bastonin që mund të jetë i përzgjedhuri.

Kështu, konfirmimi i Inzaghit tashmë është diçka e kryer pasi ka ndodhur edhe pas sfidës me Sampdorian, por do të ketë konkretizim në letra. Rinovimi do të vijë me një kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Inzaghi do të përfitojë 5.5 milionë euro në sezon.

Për sa i përket merkatos emrat janë të shumtë. Bremer është objektivi kryesor në mbrojtje, sidomos pas largimit të Ranocchias dhe mundësisë së madhe të një tjetër shtyllë që është në formacionin bazë. Bastoni ose De Vrij, me të parin që ka më shumë gjasa pasi nga shitja e tij do të vinin më shumë të ardhura për të financuar merkaton.

Më pas një rinovim për Handanovic dhe me shpresën e trajnerit edhe për Ivan Perisic që ditët e ardhshme (ndoshta edhe sot) do të jenë vendimtare. Onana nga ana tjetër tashmë pret vetëm zyrtarizimin tek Interi dhe do të ndajë portën me Samir Handanovic.

Vidal, Ranocchia, Kolarov, Vecino, Radu dhe Sanchez janë largimet e sigurta nga Interi aktual, ndërsa nevoja për t’i zëvendësuar këta është evidente. Kështu, Kristjan Asllani është një nga emrat që po përflitet për të marrë një vend në mesfushën zikaltër, si zëvendës i Marcelo Brozovic.

Priten gjithashtu konfirmime për Paulo Dybala i cili po pret ofertën zyrtare nga zikaltrit. Mkhytarian mbetet një alternativë tjetër për mesfushën si zëvendës i Hakan Calhanoglu. Në sulm i paprekshëm është vetëm Lautaro Martinez me Marottën që do të bëjë një tentativë për Scamaccan në mënyrë që të formojë dyshen e sezoni të ardhshëm në majën e sulmit zikaltër. /oversport.tv

You may also like