Sot supersfida Tirana-Teuta/ Sfida në orën 19:45 në Air Albania

by admin
Spread the love

Tirana do të përpiqet të reagojë pas humbjes në Laç dhe ndaj Teutës do të provojë të marrë pikët maksimale. Ekipi bardheblu kryeson Abissnet Superioren me 27 pikë pas 13 javësh dhe në këtë ndeshje të radhës do të presë kampionët në fuqi në “Air Albania”.

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në konferencën për shtypin rreth duelit me ekipin e Edi Martinit dhe gjendjen e skuadrës së tij.

Ndërkohë që bardheblutë kanë njoftuar ditën e djeshme rikthimin e Kristi Vangjelit i cili doli para medieve në rolin e zëvendëstrajnerit të Tiranës.
Pas dy javësh kampionti i larguar, nga 26 nëntori në përfundim të ndeshjes me Partizanin, Edi Martini do të rikthehet si trajner në pankinë në këtë ndeshje përballë bardhebluve.

Ndeshja Tirana-Skëndërbeu por edhe takimet e tjera të javës së 14-të të Abissnet Superiores do të transmetohet si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.


Top Channel

You may also like