Sot Superkupa e Europës, Ancelotti dhe Benzema luajnë për rekorde

by admin
Spread the love

Rikthehet futbolli madhështor Europian dhe e bën me trofeun e parë kontinental të sezonit: Superkupa UEFA 2022. Në orën 21:00 në qiellin e Helsinkit do të luhet një finale e jashtëzakonshme me yjet e Realit të Madridit që fituan Champions-in dhe Frankfurtin, fituesin e Europa Ligës. Pas 62 vitesh, këto dy skuadra rikthehen të fitojnë njëra-tjetrën. Ndeshja e fundit zyrtare ka qenë Kupa e Kampionëve në vitin 1960, kur “Galaktikët” fituan kompeticionin për të pestën herë radhazi duke shkatërruar gjermanët me rezultatin 7-3 në “Hampden Park”.

Këtë herë, impianti që do të presë ndeshjen është stadiumi Olimpik i Helsinkit dhe në lojë nuk është thjesht një trofe. Carlo Ancelotti është gati të thyejë një rekord të jashtëzakonshëm, pasi u bë trajneri i parë që ka fituar 4 Champions dhe pasi ka fituar të paktën një titull kampion në 5 kampionatet kryesorë të Europës. Në Finlandë kërkon Superkupën e 4 duke parakaluar Guardiolën.

Reali vjen i karikuar dhe me garanci, sidomos pas afrimeve të Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchuameni. Trajneri i Los Blancos, mund të bëhet i pari që fiton 4 trofe pas sukseseve në vitin 2003 dhe 2007 me Milanin dhe 2014 me Realin e Madridit.

Por këtë mbrëmje edhe Karim Benzema mund të thyejë disa rekorde. “Mbreti” i Champions-it me 15 gola dhe 27 në La Liga mund të parakalojë mitin Raul si golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së Realit (për momentin kanë 323 të dy). Ai gjithashtu mund të barazojë Marcelon dhe Paco Genton me 23 trofe në skuadrën “Galaktike”.

Por pengesa quhet Eintracht. Morali nuk është i lartë pas humbjes 6-1 me Bayernin dhe gjithashtu pa një lojtar kryesor si Filip Kostic, i cili është drejt Juventusit. Këtë ndeshje keni mundësi ta ndiqni në platformën “Tibo” në kanalet Tring dhe RTSH.

You may also like