Sot shënohet 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në të gjithë botën, shkruan KosovaPress përcjell Klankosova.tv

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të takohen me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës

Po ashtu, edhe organizata të fëmijëve do të shënojnë këtë ditë në mënyra të ndryshme, ndërsa në Komunën e Rahovecit do të përurohen dy çerdhe./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like