Sot pritet të mblidhet Kryesia e Këshillit të BDI-së! “Grupi i zjarrit” kërkon debat për llogaridhënie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot në Tetovë pritet të mblidhet Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Kjo do të jetë mbledhja e tretë në BDI pas zgjedhjes së Kryesisë së re në tetor të vitit të kaluar. Sekretari organizativ i kësaj partie, njëherë edhe pjesë e grupit të pakënaqur brenda partisë, Blerim Bexheti dje tha se është e rrugës që në mbledhjen e sotme të vazhdohet diskutimi mbi llogaridhënien dhe të arriturat e ekzekutivit nga BDI.

“Pres që të vazhdohet me atë pikë të rendit të ditës ku duhet të shqyrtohet llogaridhënia, e arritura e ekzekutivit nga radhët e BDI-së, ku është edhe pjesë e procesverbalit dmth që të vazhdohet, bile duheshte të vazhdojë që në fillim të dhjetorit, fatkeqësisht nuk ndodhi”, tha mes tjerash Bexheti.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme u bë e ditur se kryeu i kësaj partie, Ali Ahmeti ka caktuar Rafis Alitin koordinator për degën e Sarajit, komunë kjo e cila drejtohet nga Blerim Bexheti nga grupi i integristëve të pakënaqur – “grupi i zjarrit”. Informacionin per TV21 e konfirmoi vetë Aliti.

“Po, me propozim të Ali Ahmetit. Jemi konsultuar dhe unë nuk e kam refuzuar propozimin e kryetarit, sepse ai ka besim tek unë, që bashkë me bashkëpartiakët, mund ta menaxhoj situatën që është krijuar në degën e Sarajit”, u shpreh Aliti në një përgjigje për TV21 përmes telefonit.

Kujtojmë se para disa javësh, Bujar Osmani u caktua koordinator për çështje politike në Çair, në kohë kur dega për kryetar e ka Izet Mexhitin i cili është një nga figurat që i prin të ashtuquajturit “Grupit të zjarrit”./tv21.tv







Artikulli paraprakPetrovska: Maqedonia do t’i dhuroj Ukrainës 12 helikopterë ushtarak




You may also like