Sot përballja e madhe me Poloninë/ Digitalb transmeton falas ndeshjen e Shqipërisë dhe të Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot në ‘Air Albania’ stadium zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Kjo ndeshje është pothuajse përcaktuese për vazhdimësinë e një prej këtyre ekipeve për në kampionatin botëror. Shqipëria ka vendin e dytë në grup dhe kërkon ta mbajë, ndërsa Polonia kërkon fitoren me patjetër. Trajneri reja është përgatitur për një ndeshje me sulm për të imponuar lojën.

Ai dje foli me superlative për ekipin e tij që sot do përballet me polakët e Levanovskit në ‘Air Albania’ stadium ku do të jenë edhe 22 mijë tifozë të pranishëm. Ndërkohë ‘Digitalb’ ka një dhuratë për të gjithë tifozët që do e shikojnë ndeshjen nga shtëpia. Platforma e të gjithë shqiptarëve ‘DigitAlb’, transmeton sonte FALAS, dy ndeshjet e Kombit, të shumëpriturën Shqipëri-Poloni dhe Kosovë-Gjeorgji.

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin. Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij, ndërsa DigitAlb ka vendosur të transmetojë ndeshjen falas për miliona shqiptarë që nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë stadium.

Maratona nis me emisionin Kuq e Zi e përfundon deri në orët e para të mëngjesit!


Top Channel

You may also like