Sot për herë të parë pas gati dy muajsh s’pati viktima nga COVID-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19 pas gati dy muajsh kur për së fundmi herë ishte regjistruar kjo shifër.

Zero vdekje kishte më 9 gusht kur edhe ishte data e fundit që nuk pati viktima nga koronavirusi në Kosovë.

Në këtë periudhë kishte filluar rritja e dukshme e infektimeve të reja çdo ditë, njofton Klan Kosova.

Rritja e numrit të rasteve vazhdoi me të madhe e si pasojë e numrit të madh të të infektuarve u rrit edhe numri i të shtrirëve në spital dhe për fat të keq edhe i viktimave.

20 ditë pasi ishin shënuar zero vdekje, më 29 gusht, u shënua numri rekord i vdekjeve – 36 viktima në 24 orë.

Shifrat dyshifrore të të vdekurve vazhduan edhe në pjesën më të madhe të muajit shtator. Numri i vdekjeve filloi të bie afër fundit të muajit shtator.

Pas gjysmës së gushtit situata epidemiologjike filloi të përkeqësohej në vazhdimësi derisa varianti Delta po shpërndahej me të madhe.

Kjo bëri që masat kufizuese të COVID-19 të ashpërsoheshin deri në orë policore, masa të cilat janë në fuqi akoma dhe do të vazhdojnë të jenë të paktën edhe për dy javët e ardhshme.

 

You may also like