‘Sot pashë dikë që vdiq’; Mbrojtësi i Arsenal thotë se është ‘me fat’ që mbeti gjallë, pas sulmit barbar me thikë në supermarketin në Milano (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Futbollisti i Arsenal, Pablo Mari ka folur sot nga spitali duke thënë se është “me fat” që është gjallë, pasi i mbijetoi një sulmi të pakontrolluar me thikë në një supermarket në Milano.

Mbrojtësi që është huazuar sivjet te klubi italian Monza, panë Milanos, ishte mes pesë të plagosurve gjatë masakrës ku një person vdiq në supermarketin e qendrës tregtare Milanofiori di Assago.

Pas operacionit, 29-vjeçari tha për rrjetin vendas Gazzetta dello Sport: “Isha me fat sot, pashë një person që vdiq para meje”.

Një punonjës 30 vjeçar i supermarketit u qëllua për vdekje me thikë, kurse Mari ishte goditur me grusht në fytyrë dhe me thikë në kurriz, thanë autoritetet në Monza.

Ish-futbollisti Massimo Tarantino, i cili ka luajtur më parë për skuadrat Inter e Napoli, kishte ndihmuar në çarmatosjen dhe ndalimin e sulmuesit derisa erdhi policia, teksa u shpreh për Corriere della Sera: “Nuk jam një hero, nuk bëra asgjë të veçantë”.

Mari kreu operacionin në spitalin Niguarda në Milano për plagën në kurriz, teksa ishte duke bërë Pazar me gruan e të birin. Ai do të qëndrojë në spital dhe për dy-tre ditë, njoftonte skuadra e tij Monza.

Drejtori i klubit Monza, Adriano Galliani kishte vizituar Mari në spital mbrëmë dhe tha se futbollisti do të jetë gati së shpejti për të luajtur për klubin.

Sportisti tha se po qëndronte me bashkëshorten Veronica dhe djalin katër-vjecar Pablo kur kishte ndjerë goditjen nga prapa.

Galliani tha: “Ai më tha se kishte pasur “suerte” (fat), pasi kishte parë dikë të vdiste para tij Ndoshta shpëtoi sepse është i gjatë”, tha drejtori për mbrojtësin gati 1.90 i gjatë.

Sulmi i pasdites së djeshme u krye nga një 46-vjeçar që besohet se ka probleme mendore, i cili kishte marrë një thikë kuzhinë nga raftet e supermarketit dhe nisi të sulmonte njerëzit me të.

Një 30-vjecar humbi jetën nga sulmi dhe dy gra të moshuara mbetën të plagosura lehtë.


Top Channel

You may also like