Sot një tjetër test për Shqipërinë, në Marbella luhet miqësorja me Katarin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria do të zhvillojë sot miqësoren e parë për muajin nëntor ku në Marbella të Spanjës do të përballet me Katarin. Do të jetë një ndeshje e ngjashme me Arabinë Saudite përsa i përket lojtarëve që do të provohen pasi shumica vijnë nga kampionati “Abissnet Superiore”.

Sfida do të startojë në orën 18:30 dhe të gjithë lojtarët kërkojnë të lenë shenjë në mënyrë që të grumbullohen edhe në sfida të tjera. Me përjashtim të Kristal Abazaj dhe Shalës, e gjithë pjesa tjetër e ekipit aktivizohet në kampionatin Shqiptar.

Sa i përket formacionit, Reja ka vendosur t’i qëndrojë besnik skemës 3-5-2, ku në portë do të luajë Shala. Mbrojtja me tre do të përbëhet nga Gurishta, Janku dhe Turkaj.

Linja e krahut të djathtë do t’i besohet mbrojtësit të Partizanit, Hadroj, ndërsa në krahun e majtë do të aktivizohet Hakaj. Rrapaj, Ujka dhe Kallaku do të luajnë në mesin e fushës. Sulmi do të jetë i gjithi nga Partizani me Tedi Carën dhe Xhuliano Skukën. /oversport.tv

Formacioni i mundshëm

SHQIPËRIA (3-5-2): Shala; Gurishta, Janku,Turkaj; Hadroj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Hakaj; Cara, Skuka

You may also like