Sot nis sezoni pranveror në Superligën e Kosovës, dy ndeshje në orar

by admin
Spread the love

Sot (e shtunë) do të fillojë sezoni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku do të zhvillohen dy ndeshje interesante.

Pas një pauze prej gati dy muajsh, futbolli i Kosovës u rikthye më ndeshjet e Kupës, por tani do t’i rikthehet kampionatit.

Sot në orar janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, ku padyshim njëra është shumë më interesante.

>

Bëhet fjalë për takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, ku Drita e pret Llapin.

Në ndeshjen tjetër, Fushë Kosova është nikoqire e Gjilanit, me ndeshjen e paraparë të zhvillohet në Lipjan.

Të dy takimet pritet të fillojnë nga ora 13:00.

You may also like