Sot në Tiranë, Edi Rama shtron darkë për krerët e paritve shqiptare në Maqedoni – Shqip

by admin
Spread the love

Është paralajmëruar për sot takimi i thirrur nga kryeministri Edi Rama me krerët e partive politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Takimi, siç thuhet, do të mbahet në vilën 30, që në fakt do të jetë darkë joformale e shtruar nga kryeministri shqiptar.

Në takim përveç Lëvizjes Besa, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha partitë tjera.

Nga Lëvizja Besa thonë se nuk janë të gatshëm të ulen në të njëjtën tavolinë me BDI-në e Ahmetit, ndërsa shprehehn të gatshëm për bashkëpunim me Tiranën zyrtare, përcjell Klan Maqedoni.

“BDI-së në këtë moment i duhet një takim në Tiranë. Nuk shohim që dikush tjetër ka nevojë për një takim të tillë. BDI ka interes për një takim të tillë siç e ka keqpërdorur në vitin 2017 për qëllimet e veta. Sa herë që kanë problemet e tyre të brendshme me kundërshtarët e tyre të brendshëm, (BDI) kërkojnë ndihmë nga rajoni. Ne nuk shohim se duhet t’u vijmë në ndihmë tani”, thonë nga Lëvizja Besa.

Nga ana tjetër, Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani gjatë ditës së djeshme e quajti si të paplanifikuar dhe pa strategji. Sipas tij, takimi në Tiranë është më shumë si darkë për fillimin e vitit të ri ku do të diskutohen planet dhe do të këmbehen mendime për sfidat që i presin të dyja vendet.

“Unë kuptoj që partitë politike kanë interes që të shfrytëzojnë çdo situatë për nevojat e politikës ditore, por vërtetë ndonjëherë kalon edhe shijen e mirë kur nuk mund të bëni dallimin ndërmjet një interesi më të madh rajonal për të bashkërenduar qëndrimet, aktivitetet në kuadër të një miqësie të mirë mes dy vendeve tona”, tha mes tjerash Osmani.

Ndërkaq, në takim përveç Ali Ahmetit të BDI-së pritet të jenë të pranishëm edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi./KlanMacedonia

You may also like