Sot në Kuvend fillon debati për zgjedhjen e qeverisë së re

by admin
Spread the love




Sot Kuvendi do të diskutojë për Qeverinë e re dhe programin qeveritar të propozuar nga mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski.

Për në ora 11:00 është caktuar seanca plenare ku pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së re dhe do të zgjasë dy ditë. Diskutimi mund të zgjasë më së shumti 3 ditë dhe përfundon me votim. Për tu zyrtarizuar Qeveria e re duhen të paktin 61 vota deputetësh, ndërsa koalicioni qeveritar për momentin ka mbështetjen e 64 deputetëve, pas bashkëngjitjes edhe të deputetëve të 4 deputetëve të Alternativës. Prioritetet e Qeverisë së re, sipas programit të propozuar nga kryeministri i ardhshëm Kovaçevski, do të jenë përballja me krizën energjetike dhe ekonomike, zgjidhja e çështjes me Bullgarinë dhe hapja e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kabineti qeveritar i propozuar nga Kovaçevski përbëhet prej 21 anëtarëve, 10 prej të cilëve janë shqiptarë. BDI do të vazhdojë të përfaqësohet me 6 ministra, Alternativa si partner i ri do të ketë 3 ministra, ndërsa edhe LSDM do të përfaqësohet nga 1 ministër shqiptar. Nga 21 anëtarët e Qeverisë së Kovaçevskit, 17 janë burra dhe vetëm 4 gra, që të gjitha nga radhët e LSDM-së. Qeveria e re do të ketë mandat pak më shumë se 2 vjet, deri kur përfundon mandati i përbërjes aktuale parlamentare e cila është pasqyrim i zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020. /SHENJA/


Lexo lajme interesante

You may also like