Sot në “Air Albania” prezantohet trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare – Shqip

by admin
Spread the love

Sylvio Mendes Campos Junior do të prezantohet sot nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Braziliani edhe zyrtarisht nga dita e sotme do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.

I njohuri si Sylvinho do të zëvendësojë në këtë detyrë Edoardo Rejan, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.

48-vjeçari ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin, Pablo Javier Zabaleta Girod, dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Sylvinho dhe stafi i tij do të jenë sot në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”./KlanMacedonia

You may also like