Sot në 20:45 Hungari-Shqipëri, ëndrra play-off, kalon nga Puskas Arena!

by admin
Spread the love

Dita e shumëpritur erdhi. Sot në mbrëmje në orën 20:45 në Puskas Arena në Budapest, Shqipëria do të luajë një pjesë të mirë të fateve të saja në grupin I kualifikues të Botërorit, Katar 2022.

Kuqezinjtë do të tentojnë maksimumin në këtë transfertë të vështirë për të ruajtur diferencën me Poloninë në renditje, për të mbajtur vendin e dytë por edhe pse jo për të siguruar minimalisht vendin e 3-të.

Një muaj më parë përballja mes Shqipërisë dhe Hungarisë u vendos nga një gol i Armando Brojës në minutat e fundit, ndërkohë që edhe në këtë përballje skuadra e Rejas ka një favor, ndeshja do të luhet pa tifozë pasi hungarezët janë dënuar për shkak të koreve raciste të përdorura në sfidën ndaj Anglisë.

Reja do t’i besojë një fanellë titullari Myrto Uzunit në sulm i cili i njeh mirë hungarezët ndërkohë që parashikohet ta nisë sfidën që nga fillimi edhe Endri Çekiçi. Hungarezët përveç tifozëve nuk do të kenë edhe sulmuesin e tyre kryesor Adam Szalai autorin e 25 golave në 76 ndeshje me maxharët i cili është i dëmtuar. Për të fituar në këtë transfertë të vështirë, Shqipëria duhet të bëjë një nga ndeshjet e saja më të mira, e lehtë nuk do të jetë por e pamundur jo e jo, kështu që është momenti që fjalët të kthehen në vepra.


Top Channel

You may also like