“Sot mbush 10 vite pa Brunën, më këputi krahët”, Paloma kujton mes lotësh motrën e ndjerë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetarja e njohur shqiptare, Paloma ka rrëfyer së fundmi historinë tragjike të jetës së saj. Ajo ka humbur motrën e saj para dhjetë viteve, teksa pikërisht ditën e sotme bëhen pikërisht 10 vite pa të. E ftuar në emisionin ‘S’e luan Topi’ në Top Channel, me moderatoren Erjona Rusi, Paloma rrëfeu historinë e trishtë.

Ajo tregoi se motra e saj e kishte pikë të dobët dhe do ishte shtysa e saj më e fortë nëse sot do ishte gjallë dhe Paloma do të kishte qenë superstar-i i Top Channel-it, ndërsa tregoi se amaneti i saj është Rei, tek i cili gazetarja thotë se ajo dhe familja e saj gjen forcën.

“Sot që po flasim këtu, Bruna bën 10 vite që ka ndërruar jetë. Më kishte pikë të dobët, do ishte jo krenare… po do të ishte shtysa më e fortë. Sot unë do të isha on Top, do të isha superstar, por që kur iku ajo mua m’u këputën krahët.

Dikur ishte shoqja ime në lojë, pastaj këshilluesja ime në adoleshencë dhe tani është engjëlli im mbrojtës. Sa të mbaroj intervistën, do të shkoj t’i bëj buqetën më të madhe të luleve.

Dua që mami të vazhdojë të jetojë edhe për ne, të jetojë për Rein… sepse nuk jetoj dot pa forcën e mamit. Mundohem ta mbaj sa më afër, ta gëzoj sa më shumë edhe pse është e dërrmuar sepse për Rein e ka përgjegjësinë vetëm ajo. Motra e la 8 vjeç, tani Rei është 18, në një moshë shumë delikate. Duhet të jetosh për Rein dhe për ne”, i drejtohet Paloma të ëmës.

You may also like