Sot mblidhen tri komisione

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen për të diskutuar tri komisione parlamentare.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë janë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot, njofton Klankosova.tv.

Sipas njoftimeve i pari nis Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në ora 10:00 ku pritet të shqyrtohet Projektligji për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me raport amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në ora 11:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.

Ndërsa në ora 13:00 Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

You may also like