Sot mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kurti udhëton për në Slloveni

by admin
Spread the love

Në Bërdo, afër Kranjit në Slloveni, këtë të mërkure do të bëhen bashkë liderët e Bashkimit Europian me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin kosovar Albin Kurti.

Atje pritet të nënshkruhet ndonjë marrëveshjes mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

Në këtë samit për herë të parë një kryeministër i Spanjës do të ulet në tavolinë me kryeministrin kosovar meqë për dallim nga hera e kaluar kur në krye të ekzekutivit spanjoll ishte Mariano Rajoy, Spanja ishte larguar nga samitipër shkak të Kosovës në Sofje të vitit 2019.

Këtë herë kryeministri Pedro Sanchez nuk do ta bëjë të njëjtën derisa në samit nuk do të ketë simbole shtetërore.

You may also like