Sot luhet Lens-Inter, Oversport dhe Tibo sjellin ekskluzivisht një tjetër sfidë të zikaltërve

by admin
Spread the love

Sporti në Oversport nuk ndalet kurrë. Sot mund të ndiqni një tjetër sfidë miqësore të Interit në këtë fazë përgatitore. Në orën 18:30 do të startojë sfida Lens-Inter, një tjetër ekskluzivitet e Oversport dhe Tibo.

Pas dy miqësoreve të tjera të transmetuara në Oversport, Lugano-Inter dhe Inter-Monaco, tashmë zikaltrit do të udhëtojnë në Francë për t’u ndeshur me Lens. Simone Inzaghi do të provojë në një tjetër sfidë lojtarët, ndërsa pritet që të zbresë në fushën e lojës edhe ylli shqiptar Kristjan Asllani.

Ky i fundit ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para miqësore të zikaltërve. Një asist me Luganon dhe më pas një gol me Monacon e kanë kthyer Kristjan Asllanin njeriun e momentit në kampin zikaltër. Kështu, më 18:30 do të startojë një tjetër sfidë emocionuese ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. /oversport.tv

You may also like