Sot kompletohet java e tretë e kampionatit – Shqip

by admin
Spread the love

BESMIR BOJKU: NË ÇDO NDESHJE LUAJMË PËR FITORE

 Me ndeshjen mes Struga Trim Lum dhe Akademia Brera Strumicë, që do të zhvillohet sot me fillim në orën 17:00 në Strugë, kompletohet java e tretë e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor.

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut për shkak të ndeshjes kthyese të turit të tretë në Konferencë Liga, ndeshjen e xhiros së tretë të sezonit vjeshtor kundër AK Brera do ta zhvillojw sot në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në orën 17:00, njofton KlanM.

Ekipi edhe pse me një agjendë tepër të ngjeshur si në garat vendore ashtu edhe ndërkombëtare është duke i tejkaluar me sukses sfidat, që do të thotë se edhe ndeshjen e sotme presin rezultat pozitiv.

“Sigurisht se presim një ndeshje të vështirë. E gjithë vëmendja kthehet në kampionat. Luajmë kundër një kundërshtari shumë cilësor dhe me shumë investime këtë vit, po ne si gjithmonë në çdo ndeshje luajmë për fitore dhe shpresojmë se tre pikët do mbeten bë Strugë” – tha Besmir Bojku, futbollist i Struga Trim Lum.

Ndryshe kampioni aktual Struga TL, sic njofton KlanM, për shkak të obligimeve në Kupat Evropiane ka të anuluar edhe ndeshjen e javës së dytë me Shkëndijën në Tetovë dhe ndeshjen e xhiros së katërt që zhvillohet të mërkurën, kundër Voska Sport.

Struga Trim Lum aktualisht ka zhvilluar vetëm një ndeshje kundër Gostivarit në xhiron e parë të cilën e fitoi  2-0. /KlanMacedonia/

You may also like