Sot Gili ka ditëlindjen dhe ne kemi një pyetje. Jo, nuk është mosha!

by admin
Spread the love

Sot këngëtarja e mirënjohur Gili feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale Gili hyri në Instagram për të postuar këtë foto e për të njoftuar ndjekësit që ndoshta e kishin harruar këtë ditë.

“Ditëlindja ime sot”, shkroi ajo shoqëruar me një zemër duke marrë urime nga personazhe të shumtë të showbizit.

Pyetja jonë nuk është sa vjeç mbushi se këtë jua tregojmë më poshtë, por jemi kuriozë sesi vitet kalojnë dhe Gili mbeti po kaq grua me klas. Është e pamundur të mos vihet re sharmi që ajo përcjell me çdo foto dhe ja edhe sot na bëri të ndalojmë për ta parë me detaje këtë imazh ku shfaqet e veshur me fustan portokalli e të zi dhe një kapele të madhe.

Nëse po prisnit të mësonit moshën, Gili mbushi sot 56 pranvera.

You may also like