Sot është dita e Partizanit, Oversport dhe Tibo sjell ekskluzivisht sfidën ndaj Saburtalos

by admin
Spread the love

Pas Dudelange-Tirana ditën e djeshme, një tjetër sfidë e rëndësishme do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e Oversport dhe Tibo. Është radha e Saburtalo-Partizani që do të hapë aventurën e “Demave të Kuq” në Conference League në orën 18:00.

Djemtë e Dritan Mehmetit kanë zhvilluar përgatitjet e fundit dhe janë të gatshëm të futën në këtë duel për të kërkuar një rezultat pozitiv. Nën komentin e Alban Xhihanit dhe Bledi Shkëmbit, si dhe me lidhjet direkte nga Gjeorgjia me gazetarin Gentjan Alinani, Oversport sjell një eksperiencë ndryshe në shtëpitë tuaja.

Për sa i përket sfidës, Partizani ka vetëm një mungesë të rëndësishme në këtë takim dhe ai është portieri Alban Hoxha. Vendin e tij pritet ta marrë Aldo Teqja, i cili është në balotazh me Rexhepin. Pjesa tjetër e ekipit ndodhet në formë të mirë dhe Partizani kërkon të dalë nga ky takim me një rezultat pozitiv. /oversport.tv

Formacioni i mundshëm

You may also like