Sot Derbi i Tiranës, spektakël i garantuar në ekranin e Oversport

by admin
Spread the love

Do të luhet sot sfida më e bujshme e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”. Në “Air Albania” do të zbresin Partizani dhe Tirana për të zhvilluar derbin e Tiranës, një sfidë që do të startojë në orën 19:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Megjithatë, emocionet do të vijnë edhe përpara ndeshjes me emisionin “Ti bo gol” që do të vijë direkt nga fusha, në fillim dhe në fund të ndeshjes. Do të jetë një transmetim si kurrë më parë në derbin e Tiranës që do t’u bëjë të ndiheni edhe ju që na ndiqni nga ekrani si në stadium.

Për sa i përket takimit, Partizani vjen me entuziazmin e vendit të parë duke marrë parasysh edhe startin e mirë të këtij sezoni. Megjithatë, barazimi në Kupën e Shqipërisë i ka ulur “Demat” disi me këmbë në tokë dhe gjithashtu kërkojnë të thyejnë tabunë e derbit në “Air Albania” ku ende nuk kanë fituar.

Nga ana tjetër, pikërisht nga kjo tabu e Partizanit, niset Tirana që e ka në avantazhin e vet pasi nuk është mposhtur në asnjë sfidë që ka luajtur me “Demat” në “Air Albania”. Por nëse ky është vetëm një supersticion, trajneri Shehi kërkon nga ekipi të japë maksimumin pasi rëndësia e Derbit është tjerët.

Ajo që është e sigurt megjithatë, është fakti se një ndeshje e tillë do të sjellë emocion në fushën e lojës dhe në tribuna. Emocion do të sjelli gjithashtu edhe emisioni “Ti bo gol” që starton prej orës 18:00. /oversport.tv

You may also like